Bota

Studim: Njerëzit që reklamojnë vetën teksa stërviten në rrjetet sociale kanë tipare narciste 

2 Shtator 2021, 20:01 Nga DOSJA
Studim: Njerëzit që reklamojnë vetën teksa stërviten

ANGLI- Një studim i re i publikuar në Londër ka zbuluar se personat që publikojnë stërvitjen e tyre në rrjetet sociale kanë tendenca narciste. Vibesofindia shkruan se njerëzit që janë të etur për të dokumentuar aktivitetet e tyre në palestër kanë tendencë të kenë tipare narcisiste.

Studimi arriti në përfundimin se narcistët përditësojnë më shpesh arritjet e tyre dhe mburren me sa kohë investojnë në pamjen e tyre. Dr Tara Marshall, një pedagoge e psikologjisë tha se megjithëse rezultatet sugjerojnë se mburrja e narcistëve paguhet sepse marrin më shumë pëlqime dhe komente, gjithashtu mund të jetë që miqtë e rrjeteve sociale teksa u ofrojnë mbështetje me mirësjellje, fshehurazi nuk i pëlqejnë shfaqjet e tyre egoiste.

Ajo tha më tej se ndërgjegjësimi më i madh se si përditësimet e statusit të dikujt mund të perceptohen nga miqtë mund t’i ndihmojë njerëzit të shmangin temat që shqetësojnë më shumë sesa të argëtojnë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota stervitjet tipare narciste stervitjet tipare narciste

Sondazh

Poll