Bota

Varianti Mu i Covid, Epidemiologu nga Kosova: Mund të vijë së shpejti këtu, nuk jemi të mbrojtur

2 Shtator 2021, 18:58 Nga DOSJA
Varianti Mu i Covid, Epidemiologu nga Kosova: Mund të vijë së

KOSOVË- Epidemiologu Sinan Rizvanolli është shprehur se së shpejti varianti “Mu” i Covid mund të prekë edhe Kosovën. Në një intervistë për Klan Kosova Rizvanolli është shprehur se ata nuk janë të mbrojtur nga ky variant i Covid dhe se  duhet që të merren masa për parandalimin e tij.

“Varianti i parë kur ka shpërthyer në Kosovë kur është paraqit në Itali për një kohë të shkurtër përfshiu Shqipërinë dhe pas disa ditësh u paraqit edhe në Kosovë. Edhe ky variant, tash më i riu që ekziston, për një kohë të shkurtër mund të paraqitet edhe në Kosovë. Ne nuk jemi të mbrojtur nga ky variant’, tha Rizvanolli.

Mutacioni i ri i virusit, ose “B.1.621”, u identifikua për herë të parë në Kolumbi dhe deri më tani janë raportuar raste  në Amerikën e Jugut dhe Evropë. Deri më tani, ka pasur katër mutacione të rënda të koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit: ” Alpha “, i zbuluar për herë të parë në Kent, Britani të Madhe në u shfaq në 193 vende, “Beta” i regjistruar në gjithsej 141 vende, ” Gama ” në 91 vende dhe ai “Delta” që është përhapur në të gjithë botën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni sinan rizvanolli varianti mu sinan rizvanolli varianti mu

Sondazh

Poll