Bota

Uragani Ida në SHBA, Biden: Do të ngrejmë çadra për persona që kanë humbur shtëpitë dhe do të sigurojmë ushqime për

2 Shtator 2021, 17:56 Nga DOSJA
Uragani Ida në SHBA, Biden: Do të ngrejmë çadra për

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka analizuar situën pas përmbytjeve të vendit që shkaktoi uragani Ida. Deadline shkruan se numri i të vdekurve nga uragani në SHBA ka shkuar në 20, ndërkohë që shkatërrimet janë të shumta.

Biden në një konferencë u shpreh se ka angazhuar 6000 trupa gjithsej të ushtrisë dhe emergjencave civile për të ndihmuar personat e prekur nga uragani Ida. Trupat e angazhuar po kryejnë kontrolle në të gjithë territoret e prekura dhe po ndihmojnë njerëzit me evakuimet e tyre. Në SHBA gjithashtu në zonat që kanë shkatrruar shtëpitë janë ngritur çadra dhe se po shpërndahen ushqime për të gjithë. Ndërkohë që për të monitoruar situatën janë vendosur në punë satelitët dhe dronët.

“Për ata që kanë humbur shtëpitë, qeveria po punon me Kryqin e Kuq amerikan për ngritjen e 50 çadrave përgjatë bregdetit Gulf. Ne po punojmë për të rikthyer energjinë elektrike dhe do shpërndajmë ushqime për të gjithë. Dronët dhe satelitët mund të na lehtësojnë punën, mund t’i dërgojmë në zona që forcat e emergjencave civile nuk futen dot”, tha Biden.

Ida arriti në tokë herët të Dielën, në 16 vjetorin e Uraganit Katrina, si një uragan i rrezikshëm i Kategorisë 4 me erëra 150 kilometra në orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganëve. Që nga ora 10 e mëngjesit, Ida ishte një stuhi e Kategorisë 2 me erëra 110 mph, dhe qendra e saj ishte rreth 25 milje në perëndim-jugperëndim të New Orleans dhe po lëvizte në veriperëndim me rreth 10 mph.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden uragani ida joe biden uragani ida

Sondazh

Poll

Bota 2 Shtator 2021, 16:28

AFGANISTAN– Pas një evakuimi vdekjeprurës të trupave amerikane nga Afganistani, shumë vëmendje i është kushtuar asaj që u la pas në duart e talebanëve. Kj...

Bota 2 Shtator 2021, 15:59

SPANJË– Një stuhi e fuqishme ka pushtuar disa rajone në Spanjë duke shkaktuar përmbytje të mëdha duke lënë disa zona pa energji elektrike.Sipas shërb...