Bota

Ministrja Donika Gërvalla konfirmon infektimin: Jam me Covid-19, por si kokrra e mollës

2 Shtator 2021, 18:18 Nga DOSJA
Ministrja Donika Gërvalla konfirmon infektimin: Jam me Covid-19, por si

KOSOVË– Ministrja për Punët e Jashtme në Kosovë, Donika Gervall ka konfirmuar se është e infektuar me Covid-19. Në një postim në Facebook, Gervalla, pak orë pas raportimit të lajmit nga mediat e Kosovës, të cilat shkruanin se ministrja është në gjendje të rëndë, shprehet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo shton më tej se është si ‘kokrra e mollës’ falë dhe vaksinës që ka marrë si dhe punën nuk e ka ndërprerë, por po e bën nga distanca. Në fund, ministrja u bën apel qytetarëve që të vaksinohen.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, të gjithë juve që më keni uruar shërim të shpejtë, ju falënderoj nga zemra. Ndodhem tashmë në ditët e fundit të karantinës si pasojë e infektimit me Covid19 dhe jam shëndosh si molla, duke punuar çdo ditë me shumë vullnet për të përfunduar së paku një pjesë të punëve të shumta që na presin. Falë vaksinës së marrë, kam pasur fatin të mos ballafaqohem me komplikime të rënda. Teknologjia bën të mundur kryerjen e shumicës së detyrave edhe nga distanca dhe prandaj edhe gjatë karantinës kam shfrytëzuar mundësinë për të zhvilluar ndër të tjera edhe biseda të shumta të rëndësishme me kolegë nga e gjithë bota, ndërkohë që jo më larg se mbrëmë kam pasur një bisedë tepër interesante dhe të frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit.

Sfidat e kësaj pandemie janë të mëdha dhe prekin shumë aspekte të jetës sonë. E rëndësishme të mos harrojmë në asnjë moment familjet, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre apo ballafaqohen me komplikime të rënda të të afërmve të tyre dhe që kanë nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë. Duke u vaksinuar vet dhe duke ndihmuar edhe në vaksinimin e miqve dhe të afërmve tanë, secili prej nesh mund të japë një kontribut të vlefshëm në kapërcimin e kësaj sfide, e cila ka përfshirë gjithë botën dhe si pjesë të kësaj bote edhe Kosovën. Faleminderit shumë edhe një herë për kujdesin e treguar dhe shihemi javën e ardhshme.

Mediat e Kosovës raportuan pasditen e sotme se Gërvalla është izoluar pasi është e infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ministrja ndodhet në Gjermani aktualisht.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora donika gervalla me covid donika gervalla me covid

Sondazh

Poll

Bota 2 Shtator 2021, 16:28

AFGANISTAN– Pas një evakuimi vdekjeprurës të trupave amerikane nga Afganistani, shumë vëmendje i është kushtuar asaj që u la pas në duart e talebanëve. Kj...