Politike

“Konkurencë e pandershme”, Rama për qëndrimin e Lajçak për Ballkanin e Hapur: Është e pavërtetë

2 Shtator 2021, 20:35 Nga DOSJA
“Konkurencë e pandershme”, Rama për qëndrimin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që të jetë e vërtetë deklarata e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili e konsideroi një ‘konkurencë të pandershme’ për integrimin në BE, nismën “Ballkani i Hapur”. 

I ftuar në “Opinion”, teksa fliste për këtë gjë, Rama ndërpreu gazetaren e Maqedonisë së Veriut, Xhumadije Ibrahimi, e cila po raportonte mendimin e Lajçak. 

“Është e pavërtetë…është e pavërtetë….,”- tha Rama. 

I pranishëm në forumin e “Alpbachut” të mbajtur në Austri, ku merrnin pjesë dhe disa udhëheqës të rajonit, Lajçak ka thënë se iniciativa të tilla si “Ballkani i Hapur”, duhet t’i afrojnë më shumë vendet partnere se sa t’i përçajë e largojë ato. “Open Balkan” është nismë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi deri tani e kanë refuzuar bashkimin në këtë nismë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama miroslav lajčák edi rama miroslav lajčák

Sondazh

Poll