Politike

Rama: Do betohem tek Presidenti Meta, s’jam zënë me askënd, por rrugët tona janë ndarë

2 Shtator 2021, 20:07 Nga DOSJA
Rama: Do betohem tek Presidenti Meta, s’jam zënë me askënd,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të betohet bashkë me kabinetin e ri qeverisës në zyrën e Presidenti Ilir Meta. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se përderisa ai është në atë zyrë, do shkojë të betohet. I pyetur nëse gjatë periudhës së verës janë afruar apo pajtuar, kryeministri tha prerë se rrugët e tyre janë ndarë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Do betohesh tek Presidenti Ilir Meta?

Edi Rama: Për aq kohë sa është në zyrë…..do respektoj për Kushtetutën

Blendi Fevziu: A ka pasur ndonjë kontakt mes jush gjatë verës për tu pajtuar?

Edi Rama: Nuk jam zënë me njeri unë

Blendi Fevziu: Jo po keni pasur konflikte të njëpasnjëshme

Edi Rama: Unë nuk zihem me asnjë njeri. Janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës janë të pakthyeshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll