Politike

Pse u tërhoq Lefter Koka? Rama: Ore ju të bëni të prekësh veten…votat janë të PS-së, dorëzon stafetën, ikën

2 Shtator 2021, 19:50 Nga DOSJA
Pse u tërhoq Lefter Koka? Rama: Ore ju të bëni të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se votat që marrin kandidatët e Partisë Socialiste, janë vota për partinë dhe jo për individin. I ftuar në “Opinion”, Rama u pyet për largimin e Lefter Kokës dhe tha se kushdo që do të largohet, e dorëzon stafetën dhe rrjedhimisht e merr dikush tjetër. 

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Po Lefter Koka pse iku

Edi Rama: Ja për ato që ka thënë vetë

Pyetje: Nuk ka sqaruar asgjë

Edi Rama: E ka sqaruar

Pyetje: E fitoi mandatin dhe ia dha dhuratë PS-së.

Edi Rama: Si more e jepka dhuratë?

Pyetje: Po, e fitoi mandatin, e la dhuratë për PS-në dhe iku. E merr dikush që s’e Meriton.

Edi Rama: Ore, se ju të bëni të prekësh veten që të shohim nëse jemi në realitet apo në ëndërr. Votat i merr Partia Socialiste dhe nëse dikush dorëzon stafetën, e merr tjetri.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lefter koka edi rama lefter koka

Sondazh

Poll