Politike

A mbeti jashtë Majko për shkak të Teatrit Kombëtar? Rama: Absolutisht jo, me Ditmir Bushatin nuk kam pasur kurrë debate

2 Shtator 2021, 19:43 Nga DOSJA
A mbeti jashtë Majko për shkak të Teatrit Kombëtar? Rama:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mohoi se Ditmir Bushati dhe Pandeli Majko kanë ngelur pa post ministror për debatet që kanë pasur mes tyre.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama është shprehur se me Bushatin nuk ka pasur asnjë konflikt dhe debat, ndërsa për Majkon shtoi se pavarësisht debateve me të për prishjen e Teatrit, kjo nuk ishte arsyeja që u la pa post ministror. 

Pjesë nga intervista:

Rama: Unë dhe Bushati s’kemi pasur asnjëherë…. asnjëherë s’kemi pasur konflikt për këtë çështje. Asnjëherë! E para. E dyta, rastet kur ministrat votojnë ndryshe janë raste unikale në historinë e një parlamenti. Nuk është normaliteti. Ka një rast siç ishte Pandeli Majko, që ai ka për teatrin një qëndrim të vetin denbabaden, e kemi pasur këtë debat që kur kam qenë ministër Kulture. ‘Jo’-ja e ministrave nuk thuhet në parlament me votë, se nuk është cirk. Nuk ekziston kjo. Është absurde. Siç ndodh siç janë beteja të mëdha që do shkojmë apo jo në luftë në Irak. Autoriteti dhe roli i ministrave nuk është ky. Teatri iku dhe do të fillojë i riu.

Blendi Fevziu: A u la jashtë Majko për Teatrin?

Edi Rama: Jo, absolutisht.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama pandeli majkos ditmir bushati edi rama pandeli majkos

Sondazh

Poll