Politike

Rama: Të gjithë ministrat më thonë edhe “JO”, përvec Bilalit dhe Muzhaqit

2 Shtator 2021, 19:39 Nga DOSJA
Rama: Të gjithë ministrat më thonë edhe “JO”,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se të gjithë ministrat e kabintetit të tij, mund t’ i japin një “Jo” si përgjigje për një ide apo projekt që ai mund të shtrojë.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se përveç dy vajzave të reja që nuk kanë qenë më parë aty, referuar Edona Bilalit dhe Bora Muzhaqit, të gjithë të tjerët e kanë kundërshtuar.

“Përjashto dy vajzat, ministren për fëmijët dhe sipërmarrjen që nuk kanë pasur asnjë eksperiencë pune ende, të gjithë ata që shikon atje, më kanë thënë jo. Ne nuk bëjmë telenovela. Jo-ja lidhet me çdo rast kur ti diskuton, unë diskutoj me ministrat për diçka që i lidh bashkë, për një zgjidhje, për të adresuar diçka të caktuar. Hyj me një mendje dhe dal me një mendje tjetër,”- tha Rama ndër të tjera. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll