Politike

Rama-gazetarit: Në përgjime kam dalë edhe unë, si thua ti, të iki unë? Po të dëgjonte partinë e tij, Fevziu s’do më

2 Shtator 2021, 20:09 Nga DOSJA
Rama-gazetarit: Në përgjime kam dalë edhe unë, si thua ti,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një debatm e gazetarin Dorian Kodra për vendosjen e Ulsi Manjës në krye të Ministrisë së Drejtësisë. I ftuar në “Opinion”, Kodra përballë Ramës përmendi përgjimet ku është dëgjuar Manja, ndërsa Rama tha se në përgjime ka dalë edhe ai vetë dhe nëse do bazoheshin aty, ai nuk do të mund të shkelte as në derën e televizionit TVKlan. Madje, kryeministri shtoi me ironi se po të pyeste Blendi Fevziu partinë e tij, referuar PD-së, s’do e lejonte të futej aty.

Pjesë nga biseda:

Dorian Kodra: Ministri i Drejtësisë ka dalë në përgjime, si e vutë ju

Edi Rama: Në përgjime kam dalë edhe unë o zotëri, t ëiki unë thua ti?

Dorian Kodra: Po mirë do të ishte të dilnit edhe ju dhe të na jepnit këtë sqarim…

Edi Rama: Ou, do jap sqarime unë

Dorian Kodra: Mirë do ishte

Edi Rama: Këto janë muhabete pa lidhje, nëse do t’i gjykonim njerëzit nga llafet, Fevziu përshembull po të dëgjonte ç’thotë partia e tij, nuk do të më linte të shkelja tek dera e Klanit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dorian kodra edi rama dorian kodra edi rama

Sondazh

Poll