Bota

Shumë pranë Shqipërisë! Konfirmohen rastet e para me variantin “Mu” të Covid-19 në Greqi

2 Shtator 2021, 17:37 Nga DOSJA
Shumë pranë Shqipërisë! Konfirmohen rastet e para me

GREQI– Varianti i Covid-19 që doli nga Kolumbia dhe ka marrë emrin “Mu”  ka mbërritur në vendin fqinj me Shqipërinë, Greqi. Mediat greke shkruajnë se gjashtë persona në Greqi kanë rezultuar pozitiv me këtë variant të koronavirusit.

Në Egjeun e Veriut, Epir dhe Greqinë Qendrore, mutacioni Delta gjendet në 100% të rasteve të reja, por tashmë po gjen vend dhe ky variant i ri që sipas OBSH-së ka një rezistencë të lartë nga vaksinave të proshuara deri më tani.

Gjashtë rastet me variantin “Mu” janë konfirmuar në Atikë, Argolida, Arta dhe Eleftherios Venizelos. Mutacioni i ri i virusit, ose “B.1.621”, u identifikua për herë të parë në Kolumbi dhe deri më tani janë raportuar raste  në Amerikën e Jugut dhe Evropë.

Deri më tani, ka pasur katër mutacione të rënda të koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit: ” Alpha “, i zbuluar për herë të parë në Kent, Britani të Madhe në u shfaq në 193 vende, “Beta” i regjistruar në gjithsej 141 vende, ” Gama ” në 91 vende dhe ai “Delta” që është përhapur në të gjithë botën.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora varianti mu ne greqi varianti mu ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 2 Shtator 2021, 16:28

AFGANISTAN– Pas një evakuimi vdekjeprurës të trupave amerikane nga Afganistani, shumë vëmendje i është kushtuar asaj që u la pas në duart e talebanëve. Kj...

Bota 2 Shtator 2021, 15:59

SPANJË– Një stuhi e fuqishme ka pushtuar disa rajone në Spanjë duke shkaktuar përmbytje të mëdha duke lënë disa zona pa energji elektrike.Sipas shërb...