Politike

Ministria për fëmijët, Rama: Ishte një domosdoshmëri

2 Shtator 2021, 19:34 Nga DOSJA
Ministria për fëmijët, Rama: Ishte një domosdoshmëri

TIRANË- Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për krijimin e një ministrie të re në qeverisjen Rama 3. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama është shprehur se krijmi i Ministrisë për Fëmijët ishte një domosdoshmëri e madhe dhe se për ta krijuar këtë kanë hartuar një plan.

Ai ka thënë se kjo ministri do të ketë mundësi të përfshijë fëmijët në aktivitete të shumta dhe do të ketë qëllim edhe përkushtimin e fëmijëve në programe të arteve dhe të sportit. Rama, më tej, ka shtuar se ky është një progam kompleks dhe kërkon shumë angazhim.

“Është një prioritet i ri i dedikuar i qeverisë së re, për rininë dhe fëmijët. Ne kemi punuar prej një viti për të hartuar një program specifik për fëmijët. Duke pasur parasysh faktin se fëmijët në këtë vend kanë pak hapësira përtej shkollës dhe kopshtit për t’i përfshirë në aktivitete më shumë dhe nga ana tjetër lidhet dhe me futjen në program të arteve dhe zejeve për fëmijët. Këtu kemi parasysh të gjithë nxënësit e shkollave elementare dhe nga ana tjetër programi për sportin. Është një program kompleks, që do kërkojë angazhimin e të gjitha institucioneve dhe një ministre shteti që do bëjë koordinimin e këtyre programeve ishte domosdoshmëri”, tha Rama.

(I.A;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ministria per femijet edi rama ministria per femijet

Sondazh

Poll