Politike

Zhvendosi Ballën, la jashtë Braçen e Xhafajn, Rama: Nuk ka senatorë në PS, është kategori gazetareske

2 Shtator 2021, 19:30 Nga DOSJA
Zhvendosi Ballën, la jashtë Braçen e Xhafajn, Rama: Nuk ka

TIRANË– Ndarja e detyrave në Partinë Socialiste sipas kryeministrit Edi Rama nuk bëhet bazuar nga vjetërsia në parti apo në ata që dallojnë si senatorë.

I ftuar në “Opinion”, Rama u pyet për lënien e Taulant Ballës pa ministri si dhe largimin e Erjon Braçes e Fatmir Xhafajt.

Rama tha se në PS, nuk ka senatorë e se ky është thjesht një temr gazetaresk, por që postet ndahen sipas meritës.

“Ndarja e detyrave lidhet me faktin se kemi një objektiv të ri për partinë. Nuk mund të vazhdojmë kështu. PS-ja është ku e ku me të tjerat në disa aspekte, në disa të tjera është pak a shumë njësoj me ushqimin, me zgjedhjen, debatin politik, përfshirjes së njerëzve përtej radhëve të saj. Kjo është një temë që do të zhvillohet në process. Është shumë e qartë për mua. Na duhet një secretariat që të jetë non stop i angazhuar. Është rritur numri i volumit të punëve dhe na duhen të tjerë. Nuk ka senator në PS, këta janë kategori gazetareske. Në PS janë vensosur emrat që sipas meje janë të duhurit,”- tha Rama ndër të tjera. 

(f.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll