Politike

Rama hoqi Ballën nga Elbasani, vjen reagimi i parë me PD-ja: S’do të thotë se ikën edhe gjurmët e zullumeve

2 Shtator 2021, 11:48 Nga DOSJA
Rama hoqi Ballën nga Elbasani, vjen reagimi i parë me PD-ja:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama spostoi sot ish-numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Sot vendosi që ta zhvendoste nga bastioni i tij në Elbasan, duke e vendosur si drejtues politik të qarkut të Fierit.

Nuk ka vonuar shumë dhe një reagim ka ardhur edhe nga deputetja e zgjedhur nga lista e demokrateve në Elbasan, Flutura Açka. Në emër të Partisë Demokratike ajo shkruan se pas largimit të tij, Elbasani sërish do të vuajë gjurmët e zullumeve që sipas saj ai ka bërë në një nga qarket më të mëdha të vendit. 

“Që iku z. Balla nga Elbasani, nuk do të thotë se ikën edhe gjurmët e zullumeve, që tani janë plagë të tij. Do të vijë dita kur Elbasani t’i kthehet qytetarëve të tij… e të marrë hijen e tij të fisnikërisë së përjetshme,”-shkruan ajo.

Tanimë me largimin e Ballës nga Elbasani, Rama ka dërguar për socialistët Damian Gjiknurin, duke e lëvizur edhe këtë të fundit nga “baza” e tij në Vlorë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 flutura acka taulant balla asambleja e ps 2 shtator 2021 flutura acka taulant balla

Sondazh

Poll