Politike

Reforma në Drejtësi, Ambasada e SHBA: Do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë proces

2 Shtator 2021, 11:51 Nga DOSJA
Reforma në Drejtësi, Ambasada e SHBA: Do të vijojmë të

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka pritur në ambientet e saj një tryezë diskutimi në lidhje me reformën e drejtësisë në vend dhe sfidat. Në njoftimin zyrtar, Ambasada Amerikane ka shkruar se kjo tryezë ka shërbyer si një mënyrë e mirë për të shpalosur rëndësinë që ka reforma në drejtësi.

Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Ambasada e SHBA në Tiranë priti me kënaqësi një tryezë diskutimi me “Miqtë e Drejtësisë” mbi sukseset dhe sfidat e procesit transformues dhe unik të reformës në drejtësi në Shqipëri. Anëtarët e institucioneve të rindërtuara dhe të rinovuara të drejtësisë në Shqipëri ndanë pikëpamjet e tyre mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe vizionin e tyre për të ardhmen, me një delegacion përfaqësues të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë përmes procesit të reformës në drejtësi. Siç ka deklaruar Ambasadorja Kim, procesi nuk është i lehtë, i shpejtë apo i përsosur, por ai po përparon çdo ditë në përpjekjet e tij për të sjellë drejtësi për popullin shqiptar.

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike reforma ne drejtesi takimi i ambasdes se shba reforma ne drejtesi takimi i ambasdes se shba

Sondazh

Poll