Politike

U konfirmua sërish në Ministrinë e Shëndetësisë, Manastirliu: Përgjegjësi më e madhe!

2 Shtator 2021, 11:41 Nga DOSJA
U konfirmua sërish në Ministrinë e Shëndetësisë,

TIRANË–  Ogerta Manastirliu, është rikonfirmuar sërish në postin si ministre e shëndetësisë. Për mediat ajo u shpreh se kjo është një përgjegjësi më e madhe e se duhet çuar para puna. Manastirliu tha se PS ka në të gjithë ekipin e saj njerëz që punojnë, që marrin përgjegjësi dhe puna nuk bëhet vetëm.


“Besimi që qytetarët i kanë dhënë PS është një besim i cili vjen pikërisht për të garantuar të gjithë ato angazhime që ne kemi marrë. Padyshim që është një përgjegjësi më e madhe. Duhet të ringrihemi mbi veten për të tejkaluar veten tonë në atë punë që kemi bërë dhe për të bërë akoma më shumë. Është një përgjegjësi shumë e madhe që duhet çuar përpara me të gjithë ekipin. PS ka në të gjithë ekipin e saj njerëz që punojnë, që marrin përgjegjësi dhe puna nuk bëhet vetëm bëhet në ekip në drejtimin e Kryeministrit”, tha Manastirliu.

LISTA/ Rama prezanton kabinetin e mandatit të tretë: Nikolla në krye të Kuvendit, rikthehet Kumbaro në qeveri, Ahmetaj zv.kryeministër, s’lëvizin të ‘besuarat’, ‘zhduket’ Braçe (MINISTRAT E RINJ)

(a.b)./dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 kabineti rama 3 ogerta manasitirliu asambleja e ps 2 shtator 2021 kabineti rama 3 ogerta manasitirliu

Sondazh

Poll