Politike

“A do e arrestonit ju Dakon po të ishit prokuror?”, Manja i shmanget pyetjes me ‘elegancë’

5 Qershor 2019, 12:29 Nga DOSJA
“A do e arrestonit ju Dakon po të ishit prokuror?”, Manja i

TIRANE- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në një konferencë urgjente nga kryesia e Kuvendit, i pyetur nga gazetarja Esiona Konomi, se çfarë do të bënte nëse do të ishte prokuror.

Pyetja: A do e arrestonit ju sot Vangjush Dakon me këto prova?

Manja: Sot jam politikan, jo prokuror. Dikur isha. Në drejtësi ka çështje të ndryshme dhe vendimmarrja bëhet në varësi të rastit. S’jam këtu t’i bëj gjyqin askujt. Dosja 339, 184, që janë sensitive, prokuroria duhet të dalë dhe t’ju jap përgjigjie qytetarëve.

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339|1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.

Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339|1 përgjimet e bild punesimet e ulsi manjes dosja 339|1 përgjimet e bild punesimet e ulsi manjes

Sondazh

Poll