Politike

“Në kafe, unë, ti, Gjushi, Ilir Ndraxhi”, zbardhen përgjimet mes Avdylajt dhe kreu të bashkisë së Shijakut (VD)

5 Qershor 2019, 08:22 Nga DOSJA
“Në kafe, unë, ti, Gjushi, Ilir Ndraxhi”, zbardhen

TIRANË- Media gjermane Bild ka publikuar bisedat mes Astrit Avdylajt dhe kreu të Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomanit.

Gjatë telefonatës, Avdylaj e ftoi Kokomanin për të pirë një kafe ku edhe do të diskutonin disa gjëra të rëndësishme.

Biseda: 

Astrit Avdulaj: He mo kryetar
Ardian Kokomani: Si je? Jam akoma këtej se sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë.
Astrit Avdulaj: Të bëftë mirë po e di për ccfarë të mora? Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjësit. Unë, ti, Gjushi, Ilir Ndraxhi dhe Jupi (Vëllai i Ilirit) do pijmë një kafe në Durrës në orën 10:00.
Ardian Kokomani: Atëherë në orën 10 duhemi edhe tek Pallati i Kulturës sepse ka vdekur Niko Bespalla, futbollisti jonë, nga Shijaku. Kanë organizuar ceremony ata dhe do të takohemi atje.
Astrit Avdulaj: Do takohemi për kafe, do marrim Paparitin që e kemi nesër që… Erdhën sot ato po diskutonim se ishte dhe Juli… e kupton çfarë dua të them? Po të jesh edhe ti, se po nuk ishte ti…
Ardian Kokomani: E normal
Astrit Avdulaj: Alo ça the
Ardian Kokomani: Titi, po them pa merak, atje në Durrës se do jem edhe në ceremoni atje për ceremoninë.
Astrit Avdulaj: Mirë pra, nga do ashtu që të jesh edhe ti me to
Ardian Kokomani: Po po
Astrit Avdulaj: Mirë faleminderit

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

K.M/J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit avdylaj përgjimet e bild astrit avdylaj përgjimet e bild

Sondazh

Poll