Politike

Përgjimet e BILD, Rama shkon në Floq, s’lejon gazetarët të afrohen (VD)

5 Qershor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Përgjimet e BILD, Rama shkon në Floq, s’lejon gazetarët

KORCE- Pas tërmeteve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës,  kryeministri i vendit Edi Rama ka shkuar në fshatin Floq për të parë nga afër situatën. Rama ka takuar banorët që janë vendosur në çadra të cilët  prej disa ditësh janë në qiell të hapur pasi banesat e tyre janë shembur.

Por Rama teksa ka zbritur nga makina ka qenë shumë serioz, madje nuk ka lejuar as mediet të afrohen për ta pyetur në lidhje me përgjimet e “Bild” të cilat kanë trazuar politikën shqiptare. (lexo këtu)

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme Rama është filmuar shumë larg nga operatorët pasi nuk janë lejuar të afrohen.

Më shumë se 200 banorë të zonës të Korçës janë të strehuar në çadra ose në disa qendra sociale pasi për disa ditë me radhë pati lëkundje tërmeti. 25 banorë të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë janë transferuar në qendrën sociale “Kenedy”. Ndërsa 70 banorët janë  ende të strehuar në çadra. (lexo këtu)

VIDEO marrë nga Faxweb:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama në floq tërmetet në korçë edi rama rama në floq tërmetet në korçë

Sondazh

Poll