Politike

Tërmet në politikën shqiptare, gazeta gjermane “BILD” hap dosjen ‘339|1’

5 Qershor 2019, 12:11 Nga DOSJA
Tërmet në politikën shqiptare, gazeta gjermane “BILD”

TIRANË- Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot 6 audio-përgjime për”Dosjen 339|1″, ku përmenden kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, kandidati i PS në Shijak, Elton Arbana dhe të tjerë zyrtarë të lartë të PS në këtë qark.

Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar, dhe se kryeministri Edi Rama do të surprizohet.

Këto përgjime kanë hapur një valë debati në politikë, ku opozita ka kërkuar sot, largimin e menjëhershëm të qeverisë Rama.

Nga ana tjetër, socialistët pretendojnë se në përgjime nuk ka asnjë provë për shit-blerje votash, dhe kërkuan sot përmes Ulsi Manjës, që të nisin hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339|1 përgjimet e bild ulsi manja vangjush dako dosja 339|1 përgjimet e bild ulsi manja vangjush dako

Sondazh

Poll