Politike

Përgjimet e BILD/ Deputeti Ilir Ndraxhi: Ia hap telefonin qytetarëve, Astrit Avdylajn, se njoh

5 Qershor 2019, 11:44 Nga DOSJA
Përgjimet e BILD/ Deputeti Ilir Ndraxhi: Ia hap telefonin qytetarëve,

Ilir Ndraxhi, deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, i cili përmendet në përgjimet e kreut të grupit kriminal të Shijakut Astrit Avdylajt, të publikuara sot nga BILD, mohon që të ketë njohje me Avdylajn. (Lexo këtu)

Në përgjimet e siguruara nga gazetari gjerman, Peter Tiede dhe të publikuara ditën e sotme, Astrit Avdylaj bisedon me Arjan Ndraxhin, vëllanë e deputetit socialit, Ilir Ndraxhi. Temë e bisedës është pikërisht ky i fundit. Avdylaj insiston se do bëjë gjithçka të mundur që Ndraxhi të jetë pjesë e listës së kandidatëv të PS.

Ai thotë se ka bashkëpunuar fort me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Mirëpo, në një reagim për mediat, Ilir Ndraxhi thotë se nuk ka njohje personale me Astrit Avdylajn. I pyetur për raportin e vëllait të tij me kreun e grupit kriminal të Shijakut, ligjvënësi socialist thotë se nuk ka dijeni. “Nuk kam dijeni për përgjimet e publikuara. Jam i detyruar t’u hap telefonin qytetarëve. Astrit Avdylajn nuk e njoh”, thotë deputeti i PS, Ilir Ndraxhi.

Marrë nga MAPO

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339 ilir ndraxhi përgjimet e bild dosja 339 ilir ndraxhi përgjimet e bild

Sondazh

Poll