Politike

Përgjimet e “Bild”/ Reagon Salianji: Çdo deputet i Ramës është vendosur nga kriminelët

5 Qershor 2019, 12:10 Nga DOSJA
Përgjimet e “Bild”/ Reagon Salianji: Çdo deputet i

Tiranë- Për përgjimet e “Bild” ka reaguar ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili është shprehur se pushtetit të Ramës i ka ardhur fundi.

“Çdo deputet që nuk njihet apo anonim është vendosur nga kriminelët. Është e qartë për cilindo se pushtetit të fëlliqur të Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Gjykata dhe Prokuroria fatkeqësisht përdoren nga pushteti, duke dënuar eksponentë opozitarë, që bëjnë denoncime për korruptimin të kësaj qeverie.  Shqiptarët do të reagojnë për këto skandale.

Është e qartë që Rama nuk largohet nga pushteti se është kolaterial i trafikantëve. Pushteti i Ramës është i mafias, dhe sic ka dalë edhe nga përgjimet dhe denoncimet qe ne kemi  bërë, çdo deputet, no face, no name, no number, qe nuk njihet dhe ska asnjë kontribut, është vendosur si garanci për te siguruar vota”, tha Salianji.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339”. Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në pazarin e blerjes së votave. Gjithashtu ai vendos mikun e tij në listën shumëemërore duke i premtuar kryeministrit Edi Rama rezultate spektakolare.

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salinaji përgjimet për dakon ervin salinaji përgjimet për dakon

Sondazh

Poll