Politike

BILD i plasi bombën me përgjime, reagon për herë të parë Vangjush Dako: S’kam koment

5 Qershor 2019, 11:31 Nga DOSJA
BILD i plasi bombën me përgjime, reagon për herë të

DURRËS– Pas publikimit të përgjimeve të BILD, për Dosja.al ka reaguar edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. I pyetur nëse audiopërgjimet e publikuara nga prestigjozia gjermane ishin të vëreteta, Dako tha se nuk kishte asnjë koment.

‘Nuk kam asnjë koment,’- tha Dako.

Ndërkohë në një tjetër reagim pak më vonë, kryebahskiaku është shprehur se biseda e tij me Avdylajn nuk tregon asgjë dhe se është diçka absurde.

Kryebashkiaku thotë se telefonin do t’ja hapë çdo qytetari.

“I pashë dhe i dëgjova përgjimet. Për mua janë diçka absurde, sepse unë jam kryetar bashkie dhe telefonin do t’ia hap çdo qytetari. Nuk kam asnjë koment. Kjo është çështje mediatike,”- mësohet të ketë thënë Dako.

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339/1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.

Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339 përgjimet e bild vangjush dako dosja 339 përgjimet e bild vangjush dako

Sondazh

Poll