Politike

PD drejt djegies së mandateve, Basha: Vendimi u mor unanimisht, vendi në emergjencë kombëtare (VD)

18 Shkurt 2019, 12:16 Nga DOSJA
PD drejt djegies së mandateve, Basha: Vendimi u mor unanimisht, vendi

TIRANE Kreu i PD-së Lulzim Basha folur në lidhje me vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për djegien e mandateve në parlament. Basha u shpreh se vendimi u mor unanimisht pasi vendi sipas tij ndodhet në emergjencë kombëtare.

Në përfundim të mbledhjes ju njoftoj vendimin sot unanim duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi. Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë  siç dëshmojë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare, për shkak të kapjes së kësaj qeverie në aferra korruptive kriminale, eleminimit të Gjykatës Kushtetuese, kapjes totale të sistemit të drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe këto kanë shkaktuar një krizë të madhe të emergjencës politike në vend, largimi masiv të shqiptarëve.

Duke mbështetur zgjidhjen politike të opozitës së bashkuar të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe hapjen e negociatave të BE-së, për zgjedhje të lira të parakohshme vendosëm djegie mandatesh. “, u shpreh Basha.

Më herët PD mblodhi grupit ku u vendos djegia e mandateve, si edhe u mor vendimi që t’i jepet mandat kryetarit Lulzim Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar për të marrë vendimin përfundimtar, si edhe ngritja e një grupi pune për teknikalitetet. (Lexo ketu)

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD bëri me dije se do t’ju propozojë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, djegien e mandateve. Qëndrimi i Bashës u përshëndet nga LSI dhe PDIU, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Della Sera”, tha se as nuk e shkon nëpërmend dorëheqjen.

(J.V.F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lulzim basha pd pd djeg mandatet vendim unanim djegia e mandateve te opozites lulzim basha pd pd djeg mandatet vendim unanim

Sondazh

Poll