Politike

Vendosën djegien e mandateve, demokratët dalin të qeshur nga mbledhja e grupit (Fotot)

18 Shkurt 2019, 12:31 Nga DOSJA
Vendosën djegien e mandateve, demokratët dalin të qeshur nga

TIRANË- Pak pasi dolën nga selia blu ku morën vendimin pro djegies së mandateve, deputetët e Partisë Demokratike, kanë dalë të buzëqeshur nga mbledhja e grupit.

Nuk i kanë shpëtuar aparatit të LSA, deputetët Jorida Tabaku, Halim Kosova, Florion Mima, Luan Baçi, Luçiano Boçi, që në rast se Këshilli Kombëtar do të vendosë për djegien e mandateve, ata nuk do të jenë më deputetë.

Por duket se e kanë marrë me sportivitet, dhe kanë dalë nga mbledhja të buzëqeshur dhe të sigurtë.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD bëri me dije se do t’ju propozojë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, djegien e mandateve. Qëndrimi i Bashës u përshëndet nga LSI dhe PDIU, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Della Sera”, tha se as nuk e shkon nëpërmend dorëheqjen.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites florion mima halim kosova luan baci luciano boci lulzim basha djegia e mandateve te opozites florion mima halim kosova luan baci luciano boci lulzim basha

Sondazh

Poll