Politike

Dy ish-ministrat e LSI-së sfidojnë Ramën: Nëse je i sigurtë se i fiton zgjedhjet, shpërndaje Parlamentin

18 Shkurt 2019, 10:47 Nga DOSJA
Dy ish-ministrat e LSI-së sfidojnë Ramën: Nëse je i

TIRANË- Dy deputetët e LSI-së, Edmond Panariti dhe Ylli Manjani janë shprehur pro ‘djegies’ së mandateve nga opozita duke ironizuar edhe deklaratat e maxhorancës.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ftuar kryeministrin Edi Rama që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme nëse ka sigurinë që i fiton.

“Me në fund, po e përsëris: në është kaq i sigurtë se i fiton zgjedhjet, le ta shpërndajë Parlamentin dhe ta konfirmojë me zgjedhje ate që thotë. Përndryshe i ka llafe halli...”

Postimi i Manjanit:

Ndërsa, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti risolli shprehjen e kundërshtarëve politikë se parlamenti është i ligjshem edhe pa opozitën. Ai i ka krahasuar me qeveritë e ish-diktatorëve Stalinit, Enverit dhe Hitlerit, qeveritë e të cilëve ishin gjithashtu “të ligjshme”.

“Jeni të “ligjshem” sepse akoma se keni kuptuar apo nuk doni ta kuptoni, që jemi në shtetin e të drejtës dhe jo të ligjit. Në shtetin, ku liria dhe e drejta e individit është e shenjte dhe qendron mbi të gjitha,”-shkruan Panariti.

Postimi i Panaritit: 

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD bëri me dije se do t’ju propozojë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, djegien e mandateve. Qëndrimi i Bashës u përshëndet nga LSI dhe PDIU, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Della Sera”, tha se as nuk e shkon nëpërmend dorëheqjen.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama edmond panariti ylli manjani zgjedhje te parakohshme vendore djegia e mandateve te opozites edi rama edmond panariti ylli manjani zgjedhje te parakohshme vendore

Sondazh

Poll