Politike

Djegia e mandateve nga opozita/ Flet Kristaq Kume: Krizë politike, qeveria të reflektojë

18 Shkurt 2019, 10:50 Nga DOSJA
Djegia e mandateve nga opozita/ Flet Kristaq Kume: Krizë politike, qeveria

TIRANË- Deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha për një djegie të mundshme të mandateve të PD, ka hapur një “stuhi” reagimesh në politikën shqiptare.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, i është përgjigjur interesit të mediave për këtë çështje dhe ka thënë se me largimin e PD, vendet e tjera që ngelen bosh iu kalojnë partive me herësin më të madh.

Djegia e mandateve është veprim ekuivalent i dorëheqjes së një mandati të caktuar. Nëse realizohen në Kuvend krijohen vakancat. Kuvendi njofton KQZ për të plotësuar vakancat. Plotësimi i vakancave nuk është e shprehur në Kod Zgjedhor por për analogji përdoret rasti kur vakanca krijohet kur largohet një deputet i pavarur. Nëse Kuvendi do të thërrasë emrat e radhës në listë dhe asnjëri nuk pranon, KQZ ia kalon mandatit subjektit zgjedhor me herësin më të madh. Është një teknikë legjislative, por problem s’duhet të trajtohet në këtë aspekt.

Më tej në fjalën e tij, Kume theksoi që mazhoranca të reflektojë për këtë situatë që sipas tij, e kalon vendin në një krizë politike.

Ne jemi një shoqëri që kemi pranuar të përfaqësohemi përmes zgjedhjes së deputetëve. Nëse opozita largohet, mirëqeverisja zvogëlohet deri në minimum, dhe s’është ajo që kërkohet në një shoqëri që qeveriset nga një parim i tillë. Kjo situatë, ky veprim i PD duhet të bëjë që qeveri të reflektojë dhe të zhbëjë situatën. Në Kuvend mund të hyjë një parti që ka garuar në zgjedhje dhe ka herës më të madh. Nuk ka përgjigjie direkte të shprehur në Kodin Zgjedhor.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD bëri me dije se do t’ju propozojë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, djegien e mandateve. (Lexo ketu) Qëndrimi i Bashës u përshëndet nga LSI dhe PDIU, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Della Sera”, tha se as nuk e shkon nëpërmend dorëheqjen.

Ndërkohë ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PD-së, deputetët opozitarë duken të vendosur në djegien e mandateve. (Lexo këtu) Nga kahu tjetër, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar deputetëve socialiste që të vijojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale që duhet të zhvillohen në qershor. (Lexo këtu)

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve nga opozita kqz kristaq kume lulzim basha vendet bosh ne kuvend djegia e mandateve nga opozita kqz kristaq kume lulzim basha vendet bosh ne kuvend

Sondazh

Poll