Politike

Djegia e mandateve të opozitës/ Deputetet e LSI-së: Shqiptarët meritojnë demokracinë e munguar!

18 Shkurt 2019, 11:49 Nga DOSJA
Djegia e mandateve të opozitës/ Deputetet e LSI-së:

TIRANË- Deputetet e LSI-së, Klajda Gjosha dhe Kejdi Mehmetaj në rrjetet e tyre sociale janë solidarizuar me tezën e PD-së, për një djegie të mundshme të mandateve.

Me anë të një postimi në Facebook-un e saj Gjosha shkruan: Konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës! Shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar!

Postimi i Gjoshës:

Ndërsa Mehmetaj shkruan se mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve dhe sipas saj të shtunën ata floën qartë kundër Edi Ramës.

Postimi i Mehmetajt:

Më herët edhe ish-ministrat e LSI-së, Edmond Panarit dhe Ylli Manjani u shprehën pro djegies së mandateve dhe zgjedhjeve të parakohëshme vendore. (Lexo këtu)

Ndërkohë deputetët e PD-së në një mbledhje janë shprehur “pro” djegies së mandateve, nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje socialistëve që të vijojnë me punën për zgjedhet lokale. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kejdi mehmetaj klajda gjoshaj lsi zgjedhjet e parakoheshme vendore djegia e mandateve te opozites kejdi mehmetaj klajda gjoshaj lsi zgjedhjet e parakoheshme vendore

Sondazh

Poll