Politike

Djegia e mandateve/ Deputetët e mazhorancës: PS vazhdon punën, opozita avazin

18 Shkurt 2019, 10:34 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Deputetët e mazhorancës: PS vazhdon punën,

TIRANE-Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar një ditë pas deklaratës së Lulzim Bashës për djegien e mandateve. Burime për Dosja.al nga mbledhja e grupit të PS, bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama iu ka thënë deputetëve socialistë që të merren me organizimin e zgjedhjeve lokale. Ndërkohë që, deputetët socialist janë shprehur se PS do të vijojë punën si normalisht dhe se opozita ka të njëjtën punën me përbaltjen e përjavshme në Kuvend.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD bëri me dije se do t’ju propozojë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, djegien e mandateve. Qëndrimi i Bashës u përshëndet nga LSI dhe PDIU, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Della Sera”, tha se as nuk e shkon nëpërmend dorëheqjen.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e ps djegia e mandateve te opozites mbledhja e grupit te ps pjerin ndreu deputetet e ps djegia e mandateve te opozites mbledhja e grupit te ps pjerin ndreu

Sondazh

Poll