Bota

Kurti pas bisedimeve me Lajçak: Diskutuam takimet e ardhshme të dialogut me Serbinë dhe marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor

1 Shtator 2021, 19:33 Nga DOSJA
Kurti pas bisedimeve me Lajçak: Diskutuam takimet e ardhshme të

SLLOVENI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se në takimin e sotëm ne Përfaqësuesin e BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak ka diskutuar në lidhje me dialogun e ardhshëm me Serbinë si dhe marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor. Në një postim në Twitter, Kurti u shpreh se në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, ata gjithashtu u pajtuan në rëndësinë e zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak në BSF. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, shkroi Kurti.

We discussed EU-Western Balkans relations as well as the previous and upcoming dialogue meetings with @MiroslavLajcak at #BSF. We agreed on the importance to bring EU-perspective closer to people and that there is no alternative to EU enlargement process for the WB6 region. pic.twitter.com/uQbR1HEv4F

— Albin Kurti (@albinkurti) September 1, 2021

LAJMI KRYESOR: Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti forumi per europen ne slloveni miroslav lajčák albin kurti forumi per europen ne slloveni miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2021, 17:28

SLLOVENI- Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, u kërkoi udhëheqësve evropianë të solidarizohen me afganët. Protothema shkruan se në përgjigje të kë...