Studimi: Ndotja e ajrit po shkurton jetën e njerëzve më shumë se HIV/AIDS, lufta dhe pirja e duhanit
1 Shtator 2021, 18:47Nga DOSJA
SHBA- Ndotja e ajrit po zvogëlon vite jete të miliarda njerëzve në të gjithë botën. Në një studim të publikuar nga CNNbëhet e ditur se ndotja e ajrit është një kërcënim më i madh për jetëgjatësinë sesa pirja e duhanit, HIV/AIDS ose lufta. Në vendet ku nivelet e ndotjes së ajrit janë nën standardet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njerëzit humbasin mesatarisht 2.2 vjet të jetës së tyre.
India ka nivelet më të larta të ndotjes së ajrit në nivel global dhe banorët e saj do të humbasin më shumë vite se ata të çdo vendi tjetër, me një mesatare prej 5.9 vitesh të hequra nga jeta e tyre. Në Indinë veriore, 480 milionë njerëz po jetojnë në nivelet e ndotjes së ajrit më shumë se 10 herë më të larta se ato kudo tjetër në planet. Në disa pjesë të këtij rajoni, përfshirë qytetet Delhi dhe Kalkuta, banorët mund të humbasin mesatarisht deri në nëntë vite të jetës së tyre, nëse nivelet e ndotjes të dokumentuara në vitin 2019 vazhdojnë.
Pesë vendet e para me numrin më të lartë mesatar të viteve të humbura ishin të gjitha në Azi. Pas Indisë erdhi Bangladeshi, ku banorët humbasin mesatarisht 5.4 vjet jetëgjatësi, e ndjekur nga Nepali (5 vjet), Pakistani (3.9 vjet) dhe Singapori (3.8 vjet). Autorët e raportit thanë se ndotja e ajrit nxitet kryesisht nga përdorimi dhe prodhimi i lëndëve djegëse fosile duke krijuar një problem global që kërkon politika të forta në çdo front.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qershor, grupi i militantëve talebanë arrinte të siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliardë ...
BANGLADESH- Gjashtë anëtarë të një grupi militant islamik janë dënuar me burgim të përjetshëm në Bangladesh për vrasjen brutale të dy aktivistëve të të drejtave...
Bota 1 Shtator 2021, 17:28
SLLOVENI- Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, u kërkoi udhëheqësve evropianë të solidarizohen me afganët. Protothema shkruan se në përgjigje të kë...
SHBA- Videoja e mëposhtme tregon momentin, kur disa punonjës në SHBA kanë shpëtuar një lopë, e cila kishte ngecur mbi pemë në New Orleans pas uraganit Ida.Fox N...
ITALI- Një egjiptian në provincën e Monzas në Itali është arrestuar pasi bënte pica me kokainë. Huffingtonpost shkruan se pronari i picerisë 38-vjeçar mb...
SLLOVENI- Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka pyetur ditën e sotme Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në lidhje me ekonominë e ve...
SLLOVENI-Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi ka folur reth integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Teksa ka folur në For...
PRISHTINË– Deri vetëm pak muaj më parë, Kosova ishte një nga vendet e fundit të Europës që nuk e kishte nisur vaksinimin me vaksinat anti-COVID. Por tani k...
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se vendi i tij nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian derisa të zgjidhë marrëdhëniet me P...