Bota

Papa Francesku shuan zërat: As që më ka shkuar ndonjëherë në mendje të dorëhiqem

1 Shtator 2021, 19:23 Nga DOSJA
Papa Francesku shuan zërat: As që më ka shkuar

SPANJË– Papa Francesku ka mohuar të ketë menduar për të dhënë dorëheqjen. Në një prononcim për mediat spanjolle, 84-vjeçari ka sqaruar zërat që lakuan mundësinë se ai mund të tërhiqej nga Selia e Shenjtë pas ndërhyrjes që bëri.

“Të jap dorëheqjen? Një fjalë mund të interpretohet në një mënyrë ose në një tjetër, apo jo? Këto gjëra ndodhin. Unë nuk e di nga doli ky lajm javën e kaluar se do të jepja dorëheqjen! As që më shkon në mendje. Përballë interpretimeve që dalin paksa të shtrembëruara nga disa nga fjalët e mia, unë hesht, sepse sqarimi është më keq,”- tha ai duke bërë të qartë se nuk do të dorëhiqet.

Vetëm para një jave, mediat italiane shkruain se Papa Françesku po shqyrton dorëheqjen e tij si për shkak të moshës, pasi ai do të mbushë 85 vjeç më 17 dhjetor.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota papa frncesku papa frncesku

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2021, 17:28

SLLOVENI- Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, u kërkoi udhëheqësve evropianë të solidarizohen me afganët. Protothema shkruan se në përgjigje të kë...