Aktualitet

Po transportonte lëndë drusore me kamion, procedohet penalisht 57-vjeçari në Mirditë 

1 Shtator 2021, 17:58 Nga DOSJA
Po transportonte lëndë drusore me kamion, procedohet penalisht

MIRDITË- Një 57-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në Mirditë, pasi po transportonte lëndë drusore me kamion. 57-vjeçari me iniciale A.B po transportonte drurë të prera në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë Mirditë, kanë konstatuar dhe ndaluar në fshatin Peshqesh, Njësia Administrative Orosh, Mirditë, një mjet tip kamion që transportonte lëndë drusore. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi A.B.,po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë proceduar penalisht shtetasin A.B., 57 vjeç, banues në Thumanë. Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procedohet penalisht 57-vjeçari procedohet penalisht 57-vjeçari

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2021, 16:33

Largohen nga Qytet Studenti afganët e strehuar

TIRANË– Aventura e emigrantëve afganë në Qytetin Stufenti zgjati shumë pak. Vetëm pesë ditë pasi ata erdhën nga Kabuli dhe u akomoduan në godinat e Q...