Aktualitet

Drejt Shqipërisë me “Nisan-in” e vjedhur në Gjermani, arrestohet 61-vjeçari nga Kosova

1 Shtator 2021, 14:21 Nga DOSJA
Drejt Shqipërisë me “Nisan-in” e vjedhur në Gjermani,

MORINË– Një 61-vjeçar, i cili është identifikuar si Hajdar Kaqanolli, është arrestuar në doganën e Morinës. Teksa po tentonte që të kalonte kufirin për të hyrë në Shqipëri, ka rezultuar se makina tip “Nisan” që drejtonte i prangosuri ishte vjedhur në Gjermani. Për grabitjen, 61-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në zbatim të planit masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar, Hajdar Kaqanolli, 61 vjeç, banues Balloc, Kosovë.

Në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, automjeti tip “Nisan” që drejtonte ky shtetas, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania, pasi ishte i vjedhur në Gjermani. Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin i pa paisur me leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjermani hajdar kaqanolli gjermani hajdar kaqanolli

Sondazh

Poll