Aktualitet

Rikthehet operacioni! Shembet ndërtesa në Dhërmi, pronari sheh se si godina rrëzohet në tokë brenda pak sekondave

1 Shtator 2021, 14:34 Nga DOSJA
Rikthehet operacioni! Shembet ndërtesa në Dhërmi, pronari sheh se

DHËRMI– Operacioni “Bregdeti Ynë” që nisi që sezonin e kaluar me urdhër të vetë kryeministrit Edi Rama dhe që synon shembjen e ndërtesa pa leje buzë detit, është rikthyer sërish.

Në një video të publikuar nga vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shihet edhe momenti i shembjes së godinës pesë katëshe në Dhërmi, e cila raportohet të ketë qenë pa leje. Fillimisht ndërtesa është dëmtuar me mjete të tonazhit të rëndë e më pas është shembur me shpërthim të komanduar.

“Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”. Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim.*së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike,”- shkruan Çuçi krah pamjeve.

Në vendin e ngjarjes mësohet të ketë qenë edhe vetë pronari i godinës, i cili e konsideron të padrejtë vendimin e IMT-së.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shembet objekti ne dhermi shembet objekti ne dhermi

Sondazh

Poll