Aktualitet

Shpërndanin kanabis, 23-vjeçari në pranga në Elbasan, në kërkim bashkëpunëtori

1 Shtator 2021, 14:23 Nga DOSJA
Shpërndanin kanabis, 23-vjeçari në pranga në Elbasan,

ELBASAN- Një 23 vjeçar, banues në fshatin Gjonme të Elbasanit, është vënë në pranga nga Policia pasi shpërndante kanabis. Ai është arrestuar në pyllin e fshatit Tregan të Elbasanit, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij. Të dyshuarit ishin duke qarkulluar me një motoçikletë pa targë, e cila drejtohej pa leje nga i riu që është arrestuar. Policia ka arritur të sekuestrojë 18 doza kanabis si dhe një municion luftarak gjatë kontrollit të banesës së 28-vjeçarit të shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan.

Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi D. B., 28 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në pyllin e fshatit Tregan, duke qarkulluar më një motoçikletë pa targë, që drejtohet pa leje drejtimi nga shtetasi E. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B. u gjet një sasi municioni luftarak. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan elbasan

Sondazh

Poll