3 viktima dhe 982 raste të reja/ Del bilanci i Covid-19 në Shqipëri, shkon në 2 mijë e 501 numri i jetëve të humbura, 15
1 Shtator 2021, 15:46Nga DOSJA
SHQIPËRI– 2 mijë e 501 viktima, 10 mijë e 592 raste aktive dhe 134 mijë e 276 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend, në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se tre persona të tjerë kanë ndërruar jetë. Një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5724 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 982 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës, 8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh, 7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Peqin, 3 raste në Fushë-Arrëz, Shijak, Patos, Tepelenë, Belsh, 2 raste në Vorë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Devoll, Poliçan, Skrapar, 1 rast në Pukë, Tropojë, Klos, Selenicë, Finiq, Këlcyrë, Dropull, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.
Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 475 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (01 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 982 Të shëruar në 24 orë 475 Të shtruar në spitale 100 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 5724
Testime totale 1,053,104 Raste pozitive 147,369 Raste të shëruara 134,276 Raste Aktive 10,592 Humbje jete 2,501
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
DURRËS- Me rastin e fillimit të mësimit plotësues Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi kreu një vizitë në një shkollë të rindërtuar në Durrë...
DHËRMI– Operacioni “Bregdeti Ynë” që nisi që sezonin e kaluar me urdhër të vetë kryeministrit Edi Rama dhe që synon shembjen e ndërtesa pa leje buzë detit,...
ELBASAN- Një 23 vjeçar, banues në fshatin Gjonme të Elbasanit, është vënë në pranga nga Policia pasi shpërndante kanabis. Ai është arrestuar në pyllin e ...
MORINË– Një 61-vjeçar, i cili është identifikuar si Hajdar Kaqanolli, është arrestuar në doganën e Morinës. Teksa po tentonte që të kalonte kufirin ...
TIRANË– 207 drejtues autobusësh janë proceduar penalisht pasi janë kapur në shkelje të ndryshme. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se shmë prej ty...
Mirelës (ky është emri i vendosur nga redaksia) i erdhi mesazhi paralajmërues nga drejtoresha e shkollës në fillim të muajit gusht. “Ishte mesazh në grup për të...
TIRANË– Fshehja i zgjati vetëm 2 muaj! Policia shqiptare ka vënë në pranga një 41-vjeçar amerikan, i identifikuar vetëm me inicialet L. V., i cili f...