Aktualitet

SONDAZH/ Nga Ogerta Manastirliu deri te Pandeli Majko, emrat që duan të shohin shqiptarët në kabinetin ‘Rama 3’

1 Shtator 2021, 17:38 Nga DOSJA
SONDAZH/ Nga Ogerta Manastirliu deri te Pandeli Majko, emrat që duan

TIRANË- Ogerta Manastirliu është ministrja që shqiptarët preferojne ta shohin sërish në kabinetin qeveritar në mandatin e ri. 10% e tyre në sondazhin e Euronews Albania e kanë zgjedhur si ministren që duhet të vazhdojë detyrën, ndërsa 3.1% u shprehën kundër vazhdimësisë së saj në qeveri.

Gjetjet e sondazhit u publikuan në një edicion special një ditë para zyrtarizimit të kabinetit qeveritar Rama 3, nga “Barometri”, emisioni i dedikuar sondazheve të opinionit publik në Euronews Albania.

6.5% e qytetarëve gjithashtu preferojnë të shohin ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në kabinetin e ardhshëm të qeverisë ‘Rama’, përkundrejt 0.4% të atyre që u shprehën negativisht.

Renditja pasohet nga ministrja e Arsimit Evis Kushi (6.2% pro), ministrja e Jashtme Olta Xhaçka (6.1% pro) dhe ministri i Diasporës Pandeli Majko (6% pro).

Qytetarët duket se nuk kanë një ministër të parapëlqyer në skuadrën prej 16 personash të kabinetit të kryeministrit socialist, duke qenë se shifrat tregojnë përafërsi në renditje për shumë prej ministrave.

Sondazhi pyeti 1000 persona në intervista ballë për ballë në zona urbane dhe rurale gjatë muajit gusht. Të pyetur se cilët ministra nuk dëshirojnë t’i shohin pjesë të qeverisë në 4 vitet e ardhshme qytetarët u përgjigjën në këtë mënyrë:

4.6% kundër – Blendi Klosi – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit

2.5% kundër – Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm, Erion Braçe – Zv. Kryeministër, Pandeli Majko – Ministër i Diasporës

2.4% kundër – Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes.

Pas suksesit në parashikimin e saktë të rezultatit zgjedhor, “Barometri”, rikthehet më 9 shtator për të shërbyer çdo javë si një matës i besuar i pulsit të shqiptarëve. Rezultatet e plota të sondazhit do të publikohen të enjten e 9 shtatorit.

Marrë nga Euronwes

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi blendi klosi erion brace evis kushi niko peleshi ogerta manastirliu olta xhacka pandeli majko qeveria rama 3 bledi çuçi blendi klosi erion brace evis kushi niko peleshi ogerta manastirliu olta xhacka pandeli majko qeveria rama 3

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2021, 16:33

Largohen nga Qytet Studenti afganët e strehuar

TIRANË– Aventura e emigrantëve afganë në Qytetin Stufenti zgjati shumë pak. Vetëm pesë ditë pasi ata erdhën nga Kabuli dhe u akomoduan në godinat e Q...