Aktualitet

Të dehur në timon, të pa siguruar dhe me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, procedohen penalisht 207 drejtues autobuzësh

1 Shtator 2021, 14:21 Nga DOSJA
Të dehur në timon, të pa siguruar dhe me pasagjerë mbi

TIRANË– 207 drejtues autobusësh janë proceduar penalisht pasi janë kapur në shkelje të ndryshme. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se shmë prej tyre janë gjetur të dehur në timon, të pa siguruar, e pa certifikatë aftësimi professional. 60 autobuzë për transport pasagjerësh janë pikasur me mbi kapacitetin e lejuar dhe për pasojë drejtuësit e tyre janë proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë Tiranë

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, disiplinimin e transportit të specializuar ndërqytetas, rrethqytetas dhe atij qytetas, rrugorët e kryeqytetit prej kohësh kanë vijuar kontrolle të dedikuara ndaj kësaj kategorie mjetesh, kontrolle të cilat janë orientuar në orët e para të mëngjesit dhe të vona, në zona të ndryshme, për nivelin e alkoolit dhe mangësi të tjera të karakterit teknik dhe administrativ. Në funksion të kontrolleve parandaluese dhe verifikuese, gjatë kësaj kohe janë konstatuar dhe proceduar:

Ndërkohë, duke vleresuar rrezikshmerinë që mbart transporti publik dhe drejtuesit e tyre, kontrollet parandaluese të policisë rrugore të kryeqytetit vijojnë në kohë dhe vende të ndryshme në mënyrë permanente me qëllimin e vetëm disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontroll autobuzeve kontroll autobuzeve

Sondazh

Poll