Aktualitet

Operacioni me 107 të arrestuar në Spanjë, reagon Bledi Çuçi: U godit një organizatë e fuqishme

1 Shtator 2021, 14:09 Nga DOSJA
Operacioni me 107 të arrestuar në Spanjë, reagon Bledi

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas çmontimit të një grupi kriminal në Spanjë, në bashkëpunim me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, e me mbështetjen e EUROPOL. Në një status në Facebook, Çuçi shkruan se organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës. Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

 Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare. Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë,”- shkruan Çuçi.

LAJMI KRYESOR: MEGAOPERACIONI në Spanjë/ Shkatërrohet klani i familjes shqiptare, 107 të arrestuar! Kontrolle në 23 shtëpi bari, sekuestrohen mbi 900 kg kanabisi, “mallin” e shisnin në Gjermani

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi bledi çuçi

Sondazh

Poll