Politike

Rama s’i ndal batutat: Shpresoj mos t’i kërkojnë Maqedonisë të ndryshojë sërish emrin…BE s’ka të ardhme p

1 Shtator 2021, 16:11 Nga DOSJA
Rama s’i ndal batutat: Shpresoj mos t’i kërkojnë

SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur batutat në Forumin për të Ardhmen e Europës në Bled të Sllovenisë. Teksa tha fjalët e fundit, para se të mbyllej bashkëbisedimi, Rama tha se BE-ja nuk mbështetet mbi idealizma, por mbi sondazhe.

Referuar Holandës, Kryeministri tha se sapo u afruan zgjedhjet tek ky vend, Shqipëria ishte një vend i korruptuar, ndërsa kur mbaroi procesi, vendi yë u bë mjaft pozitiv. Sipas Kreut të Qeverisë ajo që bën më shumë përshtypje është se vetë BE-ja bazohet mbi sondazhe e nacionalizma, por nuk do të ketë të ardhme pa BP-në. Në fund shtoi me humor se uronte që Maqedonia e Veriut të mos detyrohej të ndërronte më emrin.

“Doja vetëm të thoja se të gjitha proceset që lidhen me vendimarrjen kanë një elefant të madh në dhomë. Forca nxitëse tani është nacionalizmi. Nuk e kam fjalën për qeveri nacionaliste, e kam fjalën për udhëheqës që tremben nga nacionalistët dhe para se të flasin për ne, u hedhin një sy sondazheve. Ne dukemi se jemi shumë të korruptuar kur vjen ndonjë zgjedhje prej këtyre vendeve, më pas dalim që jemi në rregull. Por BE nuk ka të ardhme pa ne. Jam i sigurtë se më pas situata do të ndryshojë për mirë dhe me shpresë nuk do tu kërkohet që të ndryshojnë sërish emrin,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne slloveni forumi per europen ne slloveni edi rama edi rama ne slloveni forumi per europen ne slloveni

Sondazh

Poll