Politike

Kryeministri “hartoi” ndryshimin e kufijve/ President slloven KUNDËR, bën deklaratën e FORTË: S’vendosen dot me paqe!

1 Shtator 2021, 14:49 Nga DOSJA
Kryeministri “hartoi” ndryshimin e kufijve/ President slloven

BLED– Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka dalë kategorikisht kundër ndryshimit të kufijëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij para të gjithë të pranishmëve në Forumin për të ardhmen e Europës, ai tha se ndryshime të tilla në kufijtë mes vendeve nuk mund të bëhet me paqe dhe pa pasoja të rëndë.


“Ritmi i ngadaltë i procesit ka të paktën 4 pasoja nevative: Dobëson besimin e ndërsjelltë; ngadalëson procesin e reformave; rritet nacionalizmit; ka hapësirë për rritjen e ndikimin nga vende të tjera. Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon idetë e rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Kufijtë e rinj nuk mund të vendosen në mënyrë të paqtë. Kjo është deklaratë e imja mjaft e vendosur. Vetëm zgjerimi mund të përforcojë sigurinë e rajonit. Unë besoj se në strategjinë e zgjërimit, BE duhet të bëjë më shumë që procesi i zgjerimit të bëjë më shumë. Nisma Ballkani i Hapur sipas meje ka potencial të madh për të shtuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. E di se ka pikëpamje të ndryshme, por më lini të pohoj qëndrimin tim,”-tha ai.

Por pikërisht kjo deklaratë risjell një temë që prej kohësh nuk është diskutuar më nga liderë e politikanë. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Non Paper”! Dokumenti u publikua për herë të parë më 12 prill, ndërsa fillimisht u aludua se kishte “dalë” nga zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansa. Ky i fundit e mohoi se ishte ai ideatori i një ndryshimi kufijsh në Ballkan, kryeministri shqiptar Edi Rama e pohoi, duke u shprehur se kishte parë vetë hartën në zyrën e homologut.  Në dokument shkruhej se gjatë presidencës sllovene të Këshillit të BE, e cila ka filluar në korrik të këtij viti, do të shpërbëhej përfundimisht ish-Jugosllavia. 

LAJMI KRYESOR: Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike borut pahor edi rama edi rama ne slloveni forumi per europen ne slloveni letra per kufijte e janez jansa borut pahor edi rama edi rama ne slloveni forumi per europen ne slloveni letra per kufijte e janez jansa

Sondazh

Poll