Politike

Integrimi në BE, Rama ‘lëshon gojën’: Si puna e atij priftit që kur po shembeshin muret, diskutonin seksin, po na testoj

1 Shtator 2021, 15:54 Nga DOSJA
Integrimi në BE, Rama ‘lëshon gojën’: Si puna e atij

SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama u shpreh se e ardhmja e Europës nuk mund të jetë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në Forumin për Europën në Slloveni, kryeministri tha se etërit themelues të BE-së do të përpëliteshin në varr nëse do të shikonin që në një mbledhje ku flitet për të ardhmen e Europës, nuk është Shqipëria apo vendet e tjera. Me humor, Rama kërkoi ndjesë që po tregohej aq ballkanas, por tha se është njësoj si historia e atij priftit në Konstandinopojë që kur po shembeshin muret, diskutonin seksin e ëngjëjve. Sërish në formë batute, Kreu i Qeverisë shqptare tha se kur të bëhemi anëtar të BE-së, Macron që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet.

 

Pjesë nga biseda:

Pyetja: Jeni marrë shumë me ndryshimet mes vendeve, si mund të kapërcehet ky boshllëk?

Edi Rama: Së pari më lëni t’ju jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë. Ka diçka që duhet ta ruajmë fort. Ne qeshim edhe kur nuk mundemi. Pjesëtarët e BE nuk e bëjnë dot. Po e kam fjalët për gjermanët. Pyesin eurooptimistët dhe europesimistët dhe i pyetën cila ishin pikëpamjet për zgjërimit. Europtimisti tha Turqia do të hyjë në BE ose nën presidencën e Maqedonisë së Veriut, ose në të Shqipërisë. Europesimisti tha të dyja do të hyjnë në BE kur të ketë presidencën Turqia. BE është Samuel Beket. Nuk e di kush është Vladimiri dhe Ekstagoni. Njëri thotë; a do ikim? Tjetri thotë: Eja! Dhe askush nuk lëviz nga vendi. Ne jemi këtu për të luftuar, sepse nuk po kërkojmë licensë për të qënë europianë. Ne jemi të tillë. Sinqerisht jam mirënjohës se më në fund në një takim të tillë ne u ftuam. Është dramatike dhe qesharake të shohësh BE që flasin për të ardhmen e Europës dhe nuk na ftojnë. Të paktën për mirësjellje të ndryshojnë emrin. E ardhmja e BE, sepse po thanë Europë, ne jemi të tillë. Nuk ka të ardhme pa ne. Nëse do të vazhdojnë kështu s’do të jetë mirë për BE, por do të jetë edhe më keq për ta. Sinqerisht, ju përmendet etërit themelues. Nuk mund të rri pa thënë se po të çoheshin edhe njëherë, do të thonin më mirë të ishin të vdekur se të gjallë. Nuk kam prova por po kthehen përmbys në varr. Çfarë e ardhme e Europës? Si historia e atij priftit në Konstandinopojë që kur po shembeshin muret, diskutonin seksin e ëngjëjve. Më falni që po tregohen kaq ballkanik. Kjo është e mira e të qenurit nga Ballkani sepse nuk e humbet asnjë herë sensin e humorit edhe në tragjedi. Jo s’kam mbaruar. Këtu në Bled, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë në Europë. Do ta mbyll me këtë. Mos përmendni më faktorët e tretë se është qesharake. Na thojnë se na duan, ne një ditë do martohemi, por as nuk flasim dot bashkë, por s’flasim dot as me të tjerë. Po na testojnë besnikërinë. S’po flasim për t’u bërë anëtarë, se kur të bëhemi Macron që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet. Po flasim për çeljen e bisedimeve të anëtarësismit.

LAJMI KRYESOR: Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne slloveni forumi per europen ne slloveni edi rama edi rama ne slloveni forumi per europen ne slloveni

Sondazh

Poll