Politike

PRAPASKENAT/ E fundit e vë vulën Yuri Kim! Rama pret lejen e SHBA-ve për tre ministrat më të rëndësishëm në qeveri, emr

1 Shtator 2021, 15:14 Nga DOSJA
PRAPASKENAT/ E fundit e vë vulën Yuri Kim! Rama pret lejen e SHBA-ve

TIRANË– Emrat e kabinetit të Qeverisë ‘Rama 3’ pritet të zbardhen nesër, por jo pa u dhënë aprovimi nga ambasadorja Yuri Kim. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu shkruan se tre janë postet për të cilat selia në ‘Rrugën e Elbasanit’ do të vendosë vulën, Ministria e Drejtësisë, e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme. Ajo që dihet për momentin është se në krye të Ministrisë së Brendshme mund të vendoset për herë të parë një grua dhe pritet të jetë Olta Xhaçka.

Për ministritë e tjera nuk ka ende një emër konkret, por bëhet me dije se Arsimi, Ministria e Drejtësisë, Mbrojtja, Kultura, Turizmi dhe Sipërmarrja pritet të drejtohen nga ministra të rinj. Megi Fino, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino aktualisht zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, mund të jetë një prej prurjeve të reja nga Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse, por ende nuk dihet se cilën pozitë do të marrë.

Askushi nga socialistët nuk është i gatshëm, të vendos një bast për emrat që ka përzgjedhur Edi Rama në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme apo të Mbrojtjes. Por ama një gjë është e sigurtë. Kushdo të jenë emrat e përzgjedhur për këto tre poste nga Rama, ato kanë kaluar për një ‘OK’ nga selia diplomatike në Rrugën e Elbasanit,”– shkruan Top Channel, referuar ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Siç duket, kryeministri Rama pret ‘leje’ për kabinetin qeverisës.   Nesër, në orën 10:00 do tu jepet fund të gjitha aludimeve në lidhje me dikasterin që do të qeverisë për katër vitet e ardhshme, duke parë kështu dhe emrat të cilat kanë marrë dhe ‘bekimin’ e SHBA-ve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama qeveria rama 3 yuri kim edi rama qeveria rama 3 yuri kim

Sondazh

Poll