Politike

Kryeministri i Sllovenisë: Rama ka të drejtë, përgjegjësia nuk është e vendeve në pritje, ka ardhur momenti të marrim n

1 Shtator 2021, 16:04 Nga DOSJA
Kryeministri i Sllovenisë: Rama ka të drejtë,

SLLOVENI– Kryeministri i Sllovenisë Janez Janša tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të marrë një vendim për vendet që kanë mbetur në pritje të anëtarësimit në BE. I pranishëm në Furomin për të ardhmen e Europës në Slloveni, Jansa tha se vendet që ishin aty prezent, duhet që të bëjnë që skeptikët të ndërrojnë mendje për pranimin e Shqipërisë dhe jo vetëm, në BE.

“Kryeministri Rama ka të drejtë, kemi treguar pak arrogancë nga ana jonë, duke organizuar një konferencë për të folur në emër të të gjithë vendet evropiane, kur nuk e kemi këtë të drejtë. Nuk jemi të bashkuar. Pyetja juaj ishte a ka vullnet politik për zgjerimin, ka, por nuk mjafton, na duhet koncensus për çdo hap madhor. Ju edhe e ngritët…këtë çështje. Duam të përqëndrohemi tek e ardhmja e Evropës. Ne nuk mund të kishim prezent të gjithë ata që donin, por morëm edhe disa ndjesa nga ata që nuk mund të ishin këtu sot, do të donim t’i kishim këtu. Bullgaria i ka përmbushur kriteret dhjetë vite më parë, por ende është në pritje. Ka ardhur koha që të kemi rezultate. Nuk është përgjegjësia e atyre që janë në dhomën e pritjes, por e jona. Duhet të bëjmë ata vende që janë skeptike që të ndërrojnë mendje,”- tha Jansa ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne slloveni forumi per europen ne slloveni edi rama ne slloveni forumi per europen ne slloveni

Sondazh

Poll