Politike

Ndryshime në Durrës/ Kush është juristja që i zë vendin Lefter Kokës në Parlament, Ana Dhamos i erdhi mandati si “

1 Shtator 2021, 13:56 Nga DOSJA
Ndryshime në Durrës/ Kush është juristja që i zë

DURRËS- Juristja Ana Dhamo është gruaja që do të futet në Kuvendin e Shqipërisë në vend të Lefter Kokës, i cili lajmëroi se ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit që fitoi në Durrës. Dhamo lindi në vitin 1985 dhe është me profesion juriste. Duke parë listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Durrës, rezulton se emri i Dhamos vjen pas atij të kryeministrit Edi Rama, dhe rrjedhimisht futet në Parlament.

Një rastësi është se ky lajm i mirë për Dhamon vjen dhe një ditë para ditëlindjes së saj, pasi nesër juristja mbush 36 vjeçe, duke marrë kështu një dhuratë të parakohshme.

36-vjeçarja ka përfunduar Shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Urbinos, Itali. Në tetor të vitit 2010 përfundoi studimet e ciklit 5-vjeçar në Fakultetin e Drejtesisë pranë Universitetit të Urbinos “Carlo Bò”, po në Itali. Dhamo është gjithashtu pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Departamenti i Drejtesisë, si dhe anëtare e Dhomës së Avokatisë, Durrës, që nga viti 2014.

Në vitin 2015, Ana Dhamo iu bashkua politikës dhe u zgjidh si një nga anëtaret e Këshillit Bashkiak të Durrësit, që në atë kohë drejtohej nga Vangjush Dako. Në vitin 2020, ajo u vu në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës. Ndërsa sot, pas gjashtë votesh karrierë, Dhamo i ka ngjitur shpejt shkallët në karrierë duke u bërë dhe pjesë e Parlamentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ana dhamo dorehiqet lefter koka lefter koka ana dhamo dorehiqet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll