Politike

9 ditë para betimit, Lefter Koka lë mandatin e deputetit në Durrës: Kam njoftuar KQZ-në! Po ia lë vendin të rinjve, falem

1 Shtator 2021, 13:29 Nga DOSJA
9 ditë para betimit, Lefter Koka lë mandatin e deputetit në

DURRËS- I zgjedhur si deputet nga votat e qytetarëve të Durrësit nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Lefter Koka ka vendosur që të japë dorëheqjen nga mandati. Ish-ministri i Mjedisit në mandatin e parë të kryeministrit Edi Rama, por përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në kabinet, ka bërë me dije se i kishte ardhur koha për të mbyllur ciklin, por si fitues. Duke falenderuar të gjithë ata që e votuan, Koka sqaroi se me vendimin e tij për të mos e marrë mandatin e deputetit është njohur edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë. Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël. Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!,”-shkruan ai ndër të tjera. 

Pas lëshimit të mandatit nga ana e Kokës, juristja Ana Dhamo është gruaja që do të futet në Kuvendin e Shqipërisë në vendin e tij për të përfaqësuar qytetarët e Durrësit.  

POSTIMI I PLOTË:

2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë. Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë. Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël. Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre! Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë. Së fundmi, mirënjohje të madhe për mundësinë , besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua! Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese që na përket të gjithëve.

Deri më tani, kur vetëm 9 ditë na ndajnë nga konstituimi i legjislaturë së re, janë dorëhequr 5 të zgjedhur si deputetë. E gjitha nisi me Tom Doshin, për të vijuar me largimet nga socialistët. PS futet në Kuvend pa Gramoz Ruçin, Najada Çomon dhe tashmë Lefter Kokën. Ndërsa PD-ja ka humbur nga radhët e saj Mark Markun.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dorehiqet lefter koka lefter koka dorehiqet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll