Politike

Përgjimet/ ‘Mos ia thuaj as Gon Dukës’, si i bleu votat Astrit Avdylaj në Durrës

5 Qershor 2019, 09:13 Nga DOSJA
Përgjimet/ ‘Mos ia thuaj as Gon Dukës’, si i bleu votat

DURRËS- Në përgjimet e publikuara nga BIRN, Astrit Avdyli flet në telefon një votues duke i thënë se i ka marrë votën për socialistët.

Gjatë telefonatës, votuesi paralajmërohet që të mos i tregojë askujt tjetër lidhur me marrëveshjen e bërë.

PËRGJIMI

Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?

Votuesi: A je mirë?

Astrit Avdyli: Si je?

Votuesi: Mirë vëlla.

Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.

Votuesi: Oooo shef Astriti…

Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?

Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.

Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës (deputet në Parlament). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë

Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?

Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njifem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njifem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.

Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.

Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.

Votuesi: Me Jarin?

Astrit Avdyli: Po.

Votuesi: E mirë, i them unë

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…(duke ju referuar pagesës për votat)

Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?

Votuesi: Kur të duash ti

Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.

Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu…

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339”. Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në pazarin e blerjes së votave. Gjithashtu ai vendos mikun e tij në listën shumëemërore duke i premtuar kryeministrit Edi Rama rezultate spektakolare.

Video:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit avdulaj dosja 339/1 përgjimet e bild astrit avdulaj dosja 339/1 përgjimet e bild

Sondazh

Poll