Politike

Ekskluzive/ Audiopërgjimet, Kryebashkiaku i Shijakut flet për Dosja.al: Nuk jam përfshirë kurrë me Abdylajt. Doja të kandi

5 Qershor 2019, 11:07 Nga DOSJA
Ekskluzive/ Audiopërgjimet, Kryebashkiaku i Shijakut flet për

DURRËS – Kryetari i Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani, i pyetur nga Dosja.al për audiopërgjimin e zbardhur me Astrit Avdulajn deklaroi se nuk ka asnjë implikim.

“Si kryetar i Bashkisë së Shijakut, kam folur dhe flas me të gjithë qytetarët, por, si mund ta kuptoni edhe nga telefonata, nuk kam patur asnjë përfshirje me ta. Ata më kërkojnë takim me Kryetarin e PS për Qarkun Durrës, pikërisht sepse nuk e kanë patur këtë akses direkt tek unë. Në detyrën time, askush nuk ka përfituar në emër të këtyre lidhjeve dhe për këtë jam i sigurtë”, deklaroi Komani.

I pyetur a ka ndikuar këto ngjarje në moskandidimin e tij, kryetari aktual i Bashkisë, tha se nuk mund të komentojë përgjime dhe nuk mund të dalë në konkluzione në bazë të disa telefonatave.

“Këto janë përgjime të paçertifikuara nga Prokuroria, pro edhe sikur të ishin të tilla, nuk mund të dal në konkluzione në bazë të disa telefonatave”, tha ai, ndërsa shtoi se marrëdhënia e tij me Partinë Socialistë është e hershme dhe kjo e shtynte të aspironte për një mandate të dytë.

“Jo vetëm marrëdhënia ime me PS, por edhe marrëdhënia me qytetarët e Shijakut, dëshira për t’i vazhduar projektet e pambaruara për shkak të kohës së pamjaftueshme, më shtynë të kërkoja një mandate të dytë, por nuk jam unë që i marr këto vendime”, tha Kokomani.

Gjithashtu Kokomani mohoi me 99.9 % të kishte qënë në ndonjë takim Astrit Avdylin.

“Unë s’kam asnjë lidhje me asgjë që përflitet. Me 99.9 % nuk kam qenë në atë takim që përflitet. Unë me personin në fjalë nuk jam marrë në fushatën lokale, unë fushatën e kam bërë vetëm me zotin Ilir Ndraxhi. Nuk kam qenë as drejtues qarku, asgjë. Unë nuk kam qenë as faktor në vendosjen dhe në heqjen e emrave. Jam habitur sot kur kam dëgjuar përgjimet. Mesa kuptoj se zoti Avdyli kërkon me ngulm që unë të jem në takim, po unë nuk kam qenë në atë takim. Nëse unë kam lidhje fushatash elektorale me këta njerëz, unë do të jepja menjëherë dorëheqjen. Ju duhet të kuptoni mjaft mirë se pse ky kryebashkiak nuk rikandidohet. Përsenë se pse nuk jam rikandiduar unë duhet ta gjeni ju”, tha kryebashkiaku Ardian Kokomani.

Audiopërgjimet e nxjerra sot nga gazeta me tirazh më të madh në Gjermani, janë pjesë e dosjes 339/1, për të cilat Prokuroria prej dy vjetësh nuk ka bërë asnjë hetim. Këto audiopërgjime janë bërë me lejen e Gjykatës dhe si të tilla mund të përdoren si provë, në një process gjyqësor.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339”. Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në pazarin e blerjes së votave. Gjithashtu ai vendos mikun e tij në listën shumëemërore duke i premtuar kryeministrit Edi Rama rezultate spektakolare.

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian kokomani bashkia e shijakut dosja 339 përgjimet e bild ardian kokomani bashkia e shijakut dosja 339 përgjimet e bild

Sondazh

Poll