Politike

6 përgjimet e BILD/ Astrit Avdyli bën ligjin në Durrës, lidhjet me Ramën e Dakon (E PLOTË)

5 Qershor 2019, 07:35 Nga DOSJA
6 përgjimet e BILD/ Astrit Avdyli bën ligjin në Durrës,

TIRANË– Ashtu siç edhe e lajmëroi, gazetari i prestigjiozes gjermane “Bild”, Piter Tiede ka publikuar një tjetër shkrim lidhur me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.

Me titullin: Si e manipulon mafia elektoratin në Shqipëri, Tiede ka publikuar përgjime të reja ku edhe përmendet disa herë kryeministri Edi Rama. Në një prej përgjimeve, Astrit Abdylaj diskuton vetë me një votues për shitjen e saj.

Gjatë bisedave të tjera, Abdylaj këmbëngul për futjen në listë të Elton Arbanës, kërcënon drejtorin e INUK për vendosjen e një gjobe dhe i “premton” kryeministrit Edi Rama se do të fitojnë me rezultat bindës në Durrës.

Dosja.al ka zbardhur të gjithë audiopërgjimet dhe ka përshtatur në shqip, artikullin e publikuar në prestigjozen gjermane “Bild”.

Në artikullin e tij, Tiede shkruan se vendi ynë qeverisej nga paratë e drogës dhe mafiozët, me të cilët edhe vetë Rama kishte lidhje të ngushta.

Çfarë është Dosja 339/1?

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit abdylaj dosja 339/1 edi rama përgjimet e bild piter tiede vangjush dako zgjedhjet parlamentare 2017 astrit abdylaj dosja 339/1 edi rama përgjimet e bild piter tiede vangjush dako zgjedhjet parlamentare 2017

Sondazh

Poll